14:40 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekipi i mjekëve në QKUK, kryen një operacion të rrallë

Një ekip i përbërë prej mjekëve kirurgë, urologë dhe anesteziologë, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, Shërbimi i Laparaskopisë, kanë kryer një operacion të rrallë te një pacient, pas ankesave për probleme në veshka.

Pacienti kishte dy cista, të shfaqura në të dyja veshkët, të cilat janë larguar me laparaskop.

Ndërhyrjet me qasje laparaskopike e bëjnë më të lehtë punën, shkurtojnë kohëzgjatjen dhe ofrojnë më shumë siguri gjatë intervenimit.

Operacioni është kryer me sukses, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa pacienti ka vazhduar trajtimin nën kujdesin e mjekëve përkatës.