09:27 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Ekipi i OBSH-së bën vizitën e parë në Wuhan

Një anëtar i ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë për të hetuar origjinën e Covidit-19 ka postuar në Twitter se ata janë për vizitën e tyre të parë në qytetin Wuhan tani.

Ekipi është në Kinë për të intervistuar njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe një treg ushqimesh deti të lidhura me shpërthimin fillestar vitin e kaluar.

“Duke shkuar mbi lumin e famshëm Yangtze për vizitën tonë të parë në Wuhan”, tha ai./IndeksOnline/