10:24 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Ekipi i OBSH-së viziton laboratorin e Wuhan, i cili u bë qendër e spekulimeve të koronavirusit

Hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë vizituar një qendër kërkimore në qytetin kinez Wuhan, i cili ka qenë objekt i spekulimeve rreth origjinës së koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Ata do të mbledhin të dhëna dhe do të kërkojnë origjinën e virusit dhe mënyrën se si po përhapet.

Anëtari i ekipit, Peter Daszak, tha se po presin me padurim të takohen me njerëzit atje dhe të bëjnë të gjitha pyetjet e rëndësishme lidhur me virusin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha se anëtarët e ekipit zhvilluan gjithashtu bisedime me ekspertë nga Universiteti Bujqësor Huazhong.

Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me OBSH-në në një mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme dhe të japë kontributin e saj për të parandaluar më mirë rreziqet në të ardhmen dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve në të gjitha vendet“, u shpreh Wenbin.

“Independent”-i raporton se konfirmimi i origjinës së virusit ka të ngjarë të zgjasë me vite pasi që duhen kërkime shteruese, duke përfshirë marrjen e mostrave të kafshëve, analiza gjenetike dhe studime epidemiologjike./Indeksonline/