Ekipi kosovar i xhudos merr pjesë në Kampin Olimpik të Nymburk, Çeki

Këtë javë ekipi kosovar i xhudos do të marrë pjesë në Kampin Olimpik që është duke u mbajtur në qytetin e Nymburkut të Çekisë.
Në këtë Kamp Olimpik gjenden mbi 500 pjesëmarrës, ndër ta edhe dy të artat olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, përcjell KosovaPress.
Distria dhe Nora janë duke u stërvitur së bashku me Laura Fazliun, kurse nga ekipi i meshkujve gjenden kampioni evropian Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Rios Kuka e Loris Sharapolli.
Ekipi i xhudistëve kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka, ku stërvitjet po shkojnë mirë e pa lëndime, përgatitje këto me rëndësi për seniorët para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.
Ndërkaq, pjesë e stërvitjeve janë edhe ekipi i juniorëve, të cilët do të jenë pjesë e Kupës Evropiane që do të zhvillohet në Athinë të Greqisë.