75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Ekipi negociator i Kosovës mbërrin në Bruksel, nesër takohen me Mogherinin

Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë ka arritur në Bruksel për të zhvilluar takimin e radhës.

Në Bruksel tashmë kanë arritur Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri e Dardan Gashi.

Indeksonline për lexuesit e saj do të përcjellë nga afër këtë takim, ku dhe do të raportojë për zhvillimet atje.

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini do të nisë nesër nga ora 10:00.

Institucionet e Kosovës kanë bërë përgatitjet për fazën finale të bisedimeve me Serbinë, në kuadër të dialogut që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Në të njëjtin takim pritet të diskutohet për njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve e shumë çështje tjera./Indeksonline/