Ekipi negociator i Kosovës takohet Mogherinin, diskutojnë për këto tema!
Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë dje ka arritur në Bruksel ku sot do të mbajë takimin me liderët serbë.
Ekipi negociator që përfaqësohet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti e përfaqësues të shoqërisë civile sot në ora 10:00 pritët të mbajë takim me përfaqësuesen e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Në të njëjtin takim pritet të diskutohet për njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, krimet e kryera në Kosovë e shumë çështje tjera.
Indeksonline për lexuesit e saj do të përcjellë nga afër këtë takim, ku dhe do të raportojë për zhvillimet atje.