11:14 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / k.v

Ekipi negociator takohet me mëngjes

Katër ekspertët e angazhuar në procesin e dialogut, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Veton Surroi e Blerim Shala, janë parë sot në mengjes në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ata po zhvillojnë takime të shpeshta për tu përgatitur për raundet e dialogut me Serbinë që pritet të zhvillohen këtë verë në Bruksel, transmeton IndeksOnline.

Katërshja në foto, u përfshinë në ekip pas ftesës që ua kishte bëri kryeministri Albin Kurti.

Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen nga Kurti varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut./IndeksOnline/