Ekipi shqiptar luan nesër kundër ekipit serb në Zvicër
Ekipi futbollistik i shqiptarëve në Zvicër, FC Dardania nesër nga ora 20:45 do të luaj kundër ekipit serb, FC Srbija 1968.
FC Dardania për momentin bën gara në ligën zvicerane “1.Liga Classic Group 2” , kurse Srbija 1968 është pjesë e “3.Liga-Gruppe 2”.
Ekipi shqiptar në ligën e vet gjendët në pozitën e 10-të me 31 pik, kurse serbët në ligën e saj janë në vendin e fundit me 6 pikë.
Dardania ka bërë thirrje që nesër të paraqiten në stadiumin “Bachgrabe, Allschwil” për ta përkrahur skuadrën “Kuq e zi”. /Indeksonline/
