Ekitike pritet të jetë transferimi i radhës nga Chelsea

Chelsea pritet të përforcohet në repartin e sulmit këtë verë.
Sipas informacioneve nga “L’Equipe”, Chelsea aktualisht ka një avantazh ndaj Liverpoolit në negociatat me Eintracht për Ekitike.
Gjatë orëve në vazhdim Chelsea, do të zyrtarizojë edhe sulmuesin anglez, Liam Delap nga Ipswich Town.
“Blutë” nga ‘Stamford Bridge’ janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë funte për sulmuesin francez.
Ekitike shënoi 22 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe Eintracht e vlerëson atë rreth 100 milionë euro.
Vetëm në ligë, ish-lojtari i kombëtares së të rinjve francezë shënoi 15 herë, duke barazuar numrin e golave me Omar Marmouch, i cili iu bashkua Manchester Cityt në janar.
Chelsea dhe klubet e tjera të Kupës së Botës për Klube mund të nënshkruajnë lojtarë gjatë një afati të veçantë transferimesh që do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 10 qershor.