Ekitike starton në ndeshjen e tij të parë me Liverpoolin

Liverpooli po vazhdon me turneun e tyre parasezonalë në Azi.
Ata do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të radhës ndaj skuadrës japoneze, Yokohama Marinos.

E veçanta e kësaj ndeshje është dhe debutimi i blerjes më të re, Hugo Ekitike i cili do të startojë nga minuta e parë.
Kujtojmë se ndeshja midis Liverpoolit dhe Yokohama Marinos, do të zhvillohet sot në orën 12:30./IndeksOnline/