Eklatante, kosovari nga Mitrovica e plagos vetën

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.
Në vendin Tuneli i Parë, një qytetarë rreth orës 12:00 të mesditës është vetë plagosur me armë zjarri, transmeton Indeksonline.
Siç thuhet në raportin e Policisë, ai është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.
Kurse, njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën dhe gëzhojën e kalibrit 9mm.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/