13:20 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018

Ekonomia e eurozonës vazhdon të sinjalizojë rritje të fortë

Aktiviteti i biznesit në eurozonë është “ftohur” në shkurt, por ende pranë maksimumit dhjetëvjeçar, raporton një studim i lëvizjeve ekonomike në bllokun prej 19 anëtarëve, të cilin çdo muaj e kryen firma për informacione financiare IHS Markit.

Indeksi kryesor i aktiviteteve të biznesit në sektorin e prodhimit dhe shërbimit, i ashtuquajturi indeksi i menaxherit të prokurimit i llogaritur nga IHS Markit ra në 57.5 pikë në shkurt me një maksimum dymbëdhjetë-vjeçar prej 58.8, transmeton AP.