22:33 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekonomia kineze e kërcënuar nga taksa e Amerikës – Kina nis delegacionin për në ShBA

Një delegacion kinez do të udhëtoj drejt ShBA-ve për bisedime tregtare pas kërcënimit tarifor nga presidenti, Donald Trump.

Presidenti amerikan ringjalli luftën tregtare me Pekinin të dielën, duke kërcënuar se do ta rris në 25% taksën nga e premtja. Kjo do të thoshte 200 miliardë euro humbje për Kinën.

Duke e parë këtë kërcënim, qeveria kineze pritet që nesër të nis një delegacion prej 100 personave drejt ShBA-ve.

Për momentin taksa e ShBA-ve është 10% por Trump kishte kohë që kishte paralajmëruar kinezët se nëse nuk gjendet një zgjidhje, taksa do të shkonte në 25%. /Indeksonline/