10:06 / E Diele, 19 Janar 2020

Ekonomia koreane pritet të rritet brenda vitit 2020

Viti 2019 nuk ishte vit mjaftë i mirë për ekonominë e Koresë mirëpo drejtuesit e vendit janë zotuar se viti 2020 do të ndikojë në rritjen e saj.

Ministri i Financave Hong Nam-ki në një intervistë me The Korea Times tha “Treguesit kryesorë ekonomikë do të shohin përmirësime thelbësore nga një vit më parë dhe industria e qumështit, që përbën mbi një të pestën e eksportit të vendit, do të shohë një kthim të madh. Kjo së bashku me politikën fiskale dhe monetare si dhe vendosmëria e qeverisë për të rigjallëruar ekonominë ka bërë që ne të vendosim nivelin e rritjes në 2.4 përqind në vitin 2020. “

Vlerësimi është më i mirë se ai i bërë më parë nga shumë organizata ndërkombëtare dhe qendra lokale, shumica e rritjeve të vlerësuara të të cilave ishin midis 2.2 përqind dhe 2.3 përqind.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për vlerësimet e perspektivës së rritjes. Ne shohim që niveli i rritjes prej 2.4 përqind është i arritshëm pasi kemi marrë parasysh të gjitha vlerësimet e mundshme” u deklarua ministri Hong Nam-ki./Indeksonline/.