11:57 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ekonomia turke shënon rritje

Ekonomia e Turqisë shënoi një normë rritjeje me 0.9 për qind në vitin 2019, njoftoi Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit (PBB) me çmime aktuale qëndroi në 4.28 trilionë lira turke (rreth 755 miliardë dollarë) vitin e kaluar, tha TurkStat.

Një panel prej 17 ekonomistësh të anketuar nga AA të enjten prisnin që niveli i rritjes ekonomike të Turqisë në vitin 2019 të ishte 0.6 për qind.

Të dhënat e TurkStat treguan se në tremujorin e fundit të vitit ekonomia shënoi rritje me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Parashikimet e ekonomistëve për tremujorin e fundit të vitit 2019 ishin mesatarisht 5.1 për qind, me nivelin më të ulët në 4.2 për qind dhe më të lartin me 6.1 për qind.

Ekonomia turke u rrit me 7.4 për qind në vitin 2018 ndërsa ajo shënoi një rënie prej 2.8 për qind në tremujorin e fundit të të njëjtit vit.

Turqia u rikthye përsëri në rrugën e rritjes në tremujorin e tretë të vitit 2019 pas tre tremujorëve të dobëta.

PBB-ja e vendit u rrit në 0.9 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar pasi një tkurrje prej 2.3 për qind në tremujorin e parë dhe 1.6 për qind në të dytin, mbi baza vjetore.

Kursi i këmbimit të dollarit amerikan me lirën turke ishte mesatarisht 5.68 në vitin 2019.

Programi i ri ekonomik i Turqisë, i njoftuar në shtatorin e kaluar, synonte rritje prej 0.5 për qind në 2019 dhe 5 për qind në tre vitet e ardhshme.