eKosova pasurohet me shërbime tjera, reagon drejtori i Kadastrit në Prishtinë

Pas lansimit të shërbimit online për nxjerrjen e certifikatës së pronës nga pronari, tanimë në platformën eKosova janë lansuar edhe pesë shërbime të reja në kuadër të kategorisë – PRONA.
Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinë, Donat Lushaku thotë se është falënderues ndaj Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (AShI) dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) për bashkëpunimin dhe realizimin e shërbimeve të tilla.
Tutje ai thotë se “Shërbimi ndan qytetarit është kryefjala e punës sonë!”.
Postimi i plotë:
🙌Të dashur qytetarë,
📌Pas lansimit të shërbimit online për nxjerrjen e certifikatës së pronës nga pronari, tanimë në platformën eKosova janë lansuar edhe pesë (5) shërbime të reja në kuadër të kategorisë – PRONA.
🤝Jashtëzakonisht falenderues ndaj Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (AShI) dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) për bashkëpunimin dhe realizimin e shërbimeve të tilla.
✔️Proces i mirëfilltë koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, që tani po kthehet në lehtësim shërbimi ndaj qytetarit.
🔺Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke ndjekur hapat si në vijim:
1️⃣ Shërbimi: Certifikata mbi të drejtat në pronën e paluajtshme për anëtarë të familjes
Linku: https://rks-gov.net/428
2️⃣Shërbimi: Koordinatat e njësisë kadastrale
Linku: https://rks-gov.net/425
3️⃣Shërbimi: Koordinatat e njësisë kadastrale për anëtarë të familjes
Linku: https://rks-gov.net/437
4️⃣Shërbimi: Kopja e planit për njësi kadastrale
Linku: https://rks-gov.net/426
5️⃣Shërbimi: Kopja e planit për njësi kadastrale për anëtarë të familjes
Linku: https://rks-gov.net/439
🔵Platforma e shërbimeve online eKosova.
🤍Shërbimi ndan qytetarit është kryefjala e punës sonë!