Ekrem Elshani, kandidati më i votuar për Asamble në Drenas pas bartëses së listës

Ekrem Elshani, kandidati i Iniciativës Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, po vazhdon të jetë një nga më të votuarit për Asamblenë Komunale të Drenasit, shkruan IndeksOnline.
Sipas të dhënave më të fundit nga 35 kuti të numëruara, nga gjithsej 73, Elshani ka siguruar 517 vota, duke u renditur i dyti në listë, menjëherë pas bartëses Laureta Thaçi, e cila prin me 4,788 vota.
Rezultati i Elshanit po shihet si një konfirmim i mbështetjes së madhe që ai gëzon nga qytetarët, për shkak të përkushtimit, seriozitetit dhe punës së tij në komunitet.
Ai po vlerësohet si një nga figurat që do të ketë ndikim të rëndësishëm në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Drenasit./IndeksOnline/
