Ekrem Hyseni: Faleminderit, jemi partia më e madhe në Kuvendin Komunal të Podujevës

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka falënderuar qytetarët pasi LDK është partia më e madhe edhe në garën për kuvendin komunal me 14 këshilltarë.
“I juaji përjetësisht, e në shërbimin tuaj përgjithmonë, Doku”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Në asamblenë komunale të Podujevës, LDK do t’i ketë 14 këshilltar, Vetëvendosje 13 këshilltarë, PDK 4, AAK 3 dhe Balli Kombëtar 1.
