Ekrem Hyseni: Falemnderit Batllava ime, fryma e fitores po shihet e po ndihet gjithandej Llapit e Gollakut

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka falënderuar qytetarët e Batllavës për mbështetjen e fuqishme që po ofrojnë në kuadër të fushatës zgjedhore. Në një tubim madhështor në vendlindjen e tij, Hyseni u shpreh entuziast për atmosferën festive dhe energjinë e jashtëzakonshme që po mbizotëron në Llap dhe Gollak.
“Falemnderit Batllava ime! Sonte, në vendlindjen time, pritëm Kryetarin e LDK-së, Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku. Fryma e fitores po shihet dhe po ndihet në çdo cep të Llapit dhe Gollakut, dhe kjo është vetëm fillimi!” tha Hyseni gjatë fjalimit të tij.
Ai theksoi se tubimi i madh në Batllavë ishte një dëshmi e mbështetjes së fuqishme që ka LDK-ja në këtë rajon.
“Ishin shumë, sepse ishin krejt! Batllava është LDK, ashtu siç do të jetë edhe Llapi më 9 shkurt,” u shpreh ai.
Hyseni tha se angazhimi dhe përkushtimi i qytetarëve janë dëshmi e seriozitetit të mbështetjes për fitoren e LDK-së, jo vetëm në Llapi, por në gjithë Kosovën. “Fitorja e LDK-së është fitorja e qytetarëve, është fitorja e besimit dhe e bashkimit,” shtoi ai.