75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / AR

Ekrem Hyseni ka vizituar Brigadën e Zjarrëfiksëve

Kandidati për kryetar nga Lidhja Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka vizituar Brigadën e Zjarrëfiksëve, ku është njoftuar për së afërmi me kushtet e punës së tyre dhe me vështërsitë që ata përballen gjatë shërbimit.

Ai ka thënë se edhe pse me staf të vogël, që nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e një komune siç është Podujeva, kjo brigadë me përgjegjësi i del në ballë secilës sfidë.

“U zotova se do të punojmë me instancat relevante, për rritje të numrit të punëtorëve, karshi sipërfaqes dhe numrit të popullsisë që ka Podujeva, si dhe do të gjejmë forma për t’a pajisur këtë brigadë me automjete dhe pajisje tjera bashkohore”, ka theksuar Hyseni.