75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Ekrem Hyseni kujton dy të rënët për liri, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, në përvjetorin e 32-të të vdekjes ka përkujtuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, shkruan IndeksOnline.

Hyseni tha se ata ishin dy bij të Llapit që kishin nisur seriozisht organizimin e popullit për rezistencë të armatosur.

“Pas një përballje të gjatë me forcat serbe, ata ranë siç bien trimat, për ta siguruar pavdeksinë dhe për ta dhënë modelin e atdhedashurisë”, tha ai.

Postimi:

Më 2 nëntor të vitit 1989, forca të mëdha policore serbe, kishin mësyrë Kodrës së Diellit në Prishtinë, në përpjekje për t’i kapur dy nga kokat më të rëndësishme, bartës të përpjekjeve për organizimin e luftës për çlirim, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Ishin dy bij të Llapit që kishin nisur seriozisht organizimin e popullit për rezistencë të armatosur.

Pas një përballje të gjatë me forcat serbe, ata ranë siç bien trimat, për ta siguruar pavdeksinë dhe për ta dhënë modelin e atdhedashurisë.

Ndërsa, ishte heroizmi i tyre, që po paralajmëronte fillimin e një epoke të re për organizimin e shqiptarëve në luftën për çlirimin e atdheut. 

LAVDI!