23:08 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / AR

Ekrem Hyseni me mesazh të veçantë për llapjanët: Përjetësisht në shërbimin tuaj

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Ekrem Hyseni ka dalë me një mesazh të veçantë për të gjithë qytetarët llapjanë.

Ai thotë se shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë e ka pasur mënyrë të jetese gjatë gjithë jetës së tij.

“Këtë mënyrë jetese do ta vazhdoj edhe pas datës 14 nëntor, si kryetar i komunës. Gjithmonë, e përjetësisht në shërbimin tuaj! Doku”, shkruan Hyseni në Facebook.

Ekrem Hyseni më 14 nëntor në balotazh përballet me Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.