75 Mall Live Search
13:29 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / A. M.

Ekrem Kastrati: Astrazupi është rreshtuar fuqishëm krah Nismës Socialdemokrate

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka zhvilluar mbrëmë një takim me përkrahes të Nismës në fshatin Astrazup.

Kastrati është shprehur i kënaqur me përkahjen që i është dhënë në këtë fshat. Në këtë takim, sikur edhe në takimet tjera,

Kastrati është shoqëruar nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorë tjerë.

Postimi i plotë i Kastratit:

Astrazupi është rreshtuar fuqishëm krah Nismës Socialdemokrate \ Pritja tejet masive dhe entuziste që sonte na u bë nga banorët e Astrazupit, është si rezultat i jetësimit të shumë projekteve të qeverisjes NISMA në këtë fshat. Me fitoren tonë më 17 tetor fiton çdo qytetar i komunës sonë, sepse në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të punojmë fuqishëm për ta çuar Astrazupin dhe Malishevën në një stad tjetër të zhvillimit dhe urbanizimit. #VotoNISMA119 #PërMalishevënUrbane