13:38 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / LB

Ekrem Kastrati drejt fitores në Malishevë, Vërmica e jep konfirmimin

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vazhduar takimet më përkrahës të NISMA-s në takime të ndara në fshatrat Llozicë dhe Vermicë.

Në këto tubime, kandidati i NISMA-s për kryetar të kësaj komune ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në këto tubime, Kastrati është shoqëruar nga kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

“Pritjen e jashtëzakonshme që sonte na bëri fshati Vërmicë, dhe vendosmëria që pamë tek banorët e pranishëm në takim, është dëshmi e qartë se më 17 tetor do të shënojmë një fitore bindëse në Malishevë”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Postimi i Ekrem Kastratit për takimin në Vermicë:

Vërmica ka vendosur që më 17 tetor të votoj në mënyrë masive për Nismën Socialdemokrate.

Pritjen e jashtëzakonshme që sonte na bëri fshati Vërmicë, dhe vendosmëria që pamë tek banorët e pranishëm në takim, është dëshmi e qartë se më 17 tetor do të shënojmë një fitore bindëse në Malishevë.

U jam tejet mirënjohës përkrahësve tanë fisnik në Vërmicë dhe ju zotohëm se bashkë do të bëjmë punë të mira deri në urbanizimin e mirëfilltë të këtij fshati.

#Voto119 #PërMalishevënUrban

Foto nga tubimi në fshatin Llozicë: