Ekrem Kastrati i bindur se NISMA do të fitoj bindshëm në Malishevë në zgjedhjet e 17 tetorit

Nisma Socialdemokrate në Malishevë ka hapur fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit.
Kandidati i saj për kryetar, Ekrem Kastrati ka thënë se qytetarët e Malishevës po mbështesin fuqishëm numrin 119 dhe projektin e Nismës për Malishevën Urbane.
Kastrati është shprehur i bindur që bashkë me listën e kandidatëve për Asamble Komunale dhe me mbështetjen e mijëra socialdemokratëve anekënd komunës, do të fitojë bindshëm edhe mandatin e 3-të të Nismës në Malishevë, siç thotë ai për t’i finalizuar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të filluar një kapitull të ri zhvillimor në komunën e Malishevës, që për synim do të ketë punësimin, përkrahjen e rinisë dhe jetësimin e projektit për Malishevën Urbane.

Postimi i plotë i Kastratit:
Qytetarët e Malishevës po mbështesin fuqishëm numrin 119 dhe projektin tonë #PërMalishevënUrbane.
Sot, në prani të kryetari të Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj dhe kryetarit të komunës, z. Ragip Begaj, kemi bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit.
Në këtë hapje të fushatës theksova se, jam tejet krenar që, sot, Malisheva është komuna e parë në vend që në 70% të shkollave punohet vetëm në një ndërrim, sepse qeverisja NISMA ka ndërtuar mbi 21 shkolla. Kemi ndërtuar fusha sportive në 90% të fshatrave, kemi ndërtuar një urgjencë moderne, kemi ndërtuar 3 çerdhe, kemi siguruar strehim për së paku 100 familje në nevojë, kemi ndërtuar një stadium modern, dhjetëra salla sportive, e shumë projekte të tjera infrastrukturore dhe të gjitha këto i kemi bërë gjatë qeverisjes së Nismës në këto 8 vite.
Jam tejet i bindur që bashkë me këtë grup të mrekullueshme të kandidatëve për Asamble Komunale dhe me mbështetjen e mijëra socialdemokratëve tanë anekënd komunës, do të fitojmë bindshëm edhe mandatin e 3-të të Nismës në Malishevë, për t’i finalizuar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të filluar një kapitull të ri zhvillimor në komunën tonë, që për synim do të ketë punësimin, përkrahjen e rinisë dhe jetësimin e projektit tonë për Malishevën Urbane.
