10:13 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Ekrem Kastrati merr detyrën e kryetarit të Malishevës

Ekrem Kastrati edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të ri të Malishevës.

Mandatin ia dorëzoi ish-kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, raporton Indeksonline.

Komuna e Malishevës ka ndarë video nga ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës.

Kujtojmë që Kastrati nga Nisma doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve.