Ekrem Kastrati nis prezantimin e kandidatëve në teren, me vete e merr edhe bashkëshortën

Kryetari aktual i Malishevës, njëheresh kandidat i NISMA-s për kryetar të kësaj komune po vazhdon prezantimin e kandidatëve për asamble.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai ishte sot në Mleqan e Bubavec ku u bë prezantimin i kandidatëve për asamable nga këto fshatra.
Kastrati ka qenë jashtëzakonisht aktiv ditëve të fundit me përurimin e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor.
Projekte këto që janë vlerësuar jashtëzakonisht mirë jo vetëm nga qytetarët e kësaj komune, por edhe më gjerë.
I pari i Malishevës ka thënë se ditëve në vijim, do të përurohet edhe sheshi i dëshmorëve.