19:09 / E Premte, 24 Shtator 2021 / A. M.

Ekrem Kastrati: Rinia e Nismës në Malishevë e mobilizuar më shumë se kurrë më parë për të vulos fitorën tonë më 17 tetor

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka takuar strukturat e rinisë së Nismës në këtë komunëz

Kastrati ka thënë se në këto 8 vite qeverisje NISMA në Malishevë, ka realizuar shumë projekte madhore duke mbështetur të rinjtë përmes krijimit të kushteve për të praktikuar aktivitetet e tyre dhe me qëllimin që bashkëmoshatarët tuaj, si dhe gjeneratat në ardhje të kenë mundësi të realizojnë ëndrrat e tyre jetësore, në sport, kulturë dhe shumë fusha tjera.

“I sigurova të rinjtë se edhe në mandatin tonë të tretë, do të vazhdojmë të përkrahim maksimalisht përmes subvencioneve, të gjithë të rinjtë tanë që merren me aktivitete edukative, rinore, sportive, kulturore”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Postimi i plotë i Ekrem Kastratit:

Në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”, në Malishevë ku djemtë dhe vajzat tona po na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në futboll, sot, zhvilluam një tubim të përzemërt me strukturat drejtuese të rinisë së NISMA-s në Malishevë.

Rininë tonë të çmuar i falënderova për punën që kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, sepse pikërisht rinia u ka dhënë vulën përfundimtare fitoreve bindëse të Nismës në komunwn tonw.

Në këto 8 vite qeverisje NISMA në Malishevë, ka realizuar shumë projekte madhore duke mbështetur të rinjtë tanë përmes krijimit të kushteve për të praktikuar aktivitetet e tyre dhe me qëllimin që bashkëmoshatarët tuaj, si dhe gjeneratat në ardhje të kenë mundësi të realizojnë ëndrrat e tyre jetësore, në sport, kulturë dhe shumë fusha tjera.

I sigurova të rinjtë se edhe në mandatin tonë të tretë, do të vazhdojmë të përkrahim maksimalisht përmes subvencioneve, të gjithë të rinjtë tanë që merren me aktivitete edukative, rinore, sportive, kulturore.

Të rinjve iu kërkova që të angazhohen sa më shumë në mënyre që të fitojmë fuqishëm në zgjedhjet e 17 tetorit dhe më pas të vazhdojmë të punojmë mbarë dhe të jetësojmë projekte të mira për Malishevën Urbane, ashtu siç ka punuar dhe realizuar projekte madhore për Kosovën, si; Rrugën e Kombit, Aeroportin dhe nxjerrjen e Kosovës nga balta, lideri ynë, Fatmir Limaj.

Votoni për numrin 119.