Ekrem Kastrati pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për bashkëpunim në dobi të qytetarëve të Malishevës
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kastrati ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gjatë të cilit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të Malishevës dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve lokale dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Malishevë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, mikun tim, z. Jonathan Hargreaves. Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku biseduam për bashkëpunim në dobi të qytetarëve tanë. Malisheva, me shpirtin e saj mikpritës, vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për vendin tonë. Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, Ambasador”, ka thënë Kastrati.

