Ekskavatori i shkakton lëndime një personi në Skenderaj

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Skenderaj, pasi dyshohet se pësoi lëndime në këmbë nga luga e eskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 06.09.2025 në ora 12:40.
Viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e eskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raport.