18:52 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskavatori pa drita në magjistralen Podujevë-Prishtinë, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion

Kolona të gjata janë shkaktuar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

E gjithë kjo si pasojë e vozitjes tejet të ngadalshme nga një shofer i ekskavatorit që po qarkullonte në këtë orë të vona të mbrëmjes pa pasur drita të ndezura.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si veturat detyroheshin të vozisnin edhe më ngadalë se sa është e lejuar, në mënyrë që të përcillnin rrugën që rrezikohej nga ky ekskavator pa drita.

Duhet përkujtuar që ky nuk është rasti i parë ku automjete të ndryshme kanë mungesë të dritave përgjatë qarkullimit./Indeksonline/