75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / AR

Ekskluzive/ Isufaj thyen heshtjen, një ditë pasi Osmani e vlerësoi “absurd” dekretimin e tij si Kryeprokuror të Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e cilëson “absurd” dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Sipas presidentes, procesi po kontestohet në gjykatat e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar edhe në takimin e fundit, por edhe me shkrim. Është absurde të pritet që të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës. Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji e unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, është shprehur dje Osmani.

I propozuari nga KPK për Kryprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj për Indeksonline u shpreh se, e ka kryer punën e tij si kandidat.

Kështu duke ia lënë në dorë gjithçka drejtësisë.

“Unë i kam çështjet e mia. Të veprohet në procese gjyqësore. Unë e kom kry punën tem si kandidat, unë jam t’u punu…”, tha Isufaj.

Kujtojmë se Blerim Isufaj ishte personi me më së shumti pikë në listë për t’u bërë kryeprokuror, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme ankesën e prokurorëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.

Kushtetuesja konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterur mundësitë ligjore përpara se rastin ta çojnë në kushtetuese, duke i shpallur kështu kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale.

Aktualisht, Blerim Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës./Indeksonline/