Kështu duken pengesat e vendosura sot në veri

Policia e Kosovës ka vendosur tashmë pengesat prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri. E gjithë kjo është bërë me qëllim të ndalimit të kontrabandës.
Në fotot të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet se si duket ura e Bërnjakut pas vendosjes së pengesave të betonit.

Ndryshe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë se pengesat janë vendosur për të pamundësuar qarkullimin e kamionëve. Ndërsa veturat mund të kalojnë lirshëm në këtë urë.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani./Indeksonline/