75 Mall Live Search
08:41 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / F.R

Ekskluzive: Arrestohen në bjeshkët e Istogut dy grabitësit e Pejës

Të mërkurën dy persona të maskuar, njëri nga ta me armë të ftohtë-thikë, kanë grabitur një këmbimore të parave në rrugën “Eliot Engel” në Pejë. Të dyshuar për këtë vepër kanë qenë Trim Belegu dhe Alban Jaha.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë në bjeshkët e Istogut, përkatësisht në bjeshkën e Kosharistes.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve të njëjtit fillimisht ishin lokalizuar në fshatin Shushicë dhe më pas kishin tentuar të iknin në zonën malore.

Por aksioni i mirëorganizuar nga njësiti i Policisë bëri që dy të dyshuarit të kapeshin brenda një stani. Bashkë me Belegun dhe Jahën ishin edhe dy gra në lokacionin e lartcekur./Indeksonline/