75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / F.R

Ekskluzive: Kjo është shtëpia ku u gjet laboratori i drogës në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.

IndeksOnline ka mësuar se aksioni është zhvilluar në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Njësitë përkatëse të policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes ku po meren me rastin.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se operacioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjitha njësive relevante policore, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda.

“Në një fshat të komunës së Pejës është zbuluar një sasi e konsiderueshme narkotikësh. Përveç drogës, autoritetet kanë gjetur edhe një laborator për prodhimin e substancave narkotike.

Në këtë rast pritet të ketë edhe arrestime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë Njësiti Antidrogë i Policisë së Pejës dhe njësitë tjera relevante.

Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, ka thënë Nikçi./IndeksOnline/