75 Mall Live Search
14:55 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / AR

Ekskluzive: 2Ton gati me “Aura”, duete që s’i priste askush

Reperi i njohur 2 Ton, po vjen fuqishëm këtë verë me albumin e tij “Aura”.

Ky album do të publikohet me datë 17 qershor, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se ky album do të ketë gjithsej 12 këngë, 8 prej të cilave ende nuk janë dëgjuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e këngëve të reja do të ketë edhe bashkëpunime të forta, përfshirë duete me Dafina Zeqirin dhe Gjikon.

“Aura” po pritet me padurim nga fansat e reperit dhe tashmë kanë nisur numërimi mbrapsht./Indeksonline/