75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: A do të pranoj Bastien Toma ftesën e Kosovës?

Kombëtarja e Kosovës ka shprehur vazhdimisht interesim për të afruar në gjirin e vet njërin ndër sulmuesit më me perspektivë, Bastien Toma, që luan te Sioni në Zvicër.  

19 vjeçari me prejardhje nga Vitia, ka lindur në Sion dhe deri tani ka luajtur për kombëtaret U17, U18, U19 dhe U21 të Zvicrës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka biseduar disa herë me Tomën që të pranoj ftesën për të ardhur te “Dardanët” por ai nuk ka pranuar. 

Indeksonline, merr veshë që trajneri zviceran do ta ftojë përsëri për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, megjithatë burime tona afër futbollistit bëjnë të ditur që Toma është i fokusuar të luaj me Zvicrën U21 dhe pret në të ardhmen të vazhdoj karrierën me kombëtaren helvetike. /Indeksonline/