Ekskluzive: Afrim Tovërlani pritet të jetë trajner i ri i Prishtinës
Skuadra e Prishtinës e ka shkarkuar mëngjesin e sotëm Arsim Thaçin nga posti i trajnerit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Toki” ka arritur marrëveshje me skuadrën lidere të Superligës për të drejtuar skuadrën deri në fund të kampionatit.
Tovërlani në të kaluarën ishte shpallur tri herë kampion me Prishtinën, për të fundit herë në sezonin 2012-2013./Indeksonline/

