17:49 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Afrim Toverlani tregon se a do të drejtoj Gjilanin

Gjatë ditës së sotme, Gjilani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, Sadat Pajaziti.

Me tu dhënë ky informacion kanë dalë spekulimet me zëvendësuesin e tij të mundshëm, ku një trajner i lirë ishte edhe Afrim Toverlani, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, trajneri më i suksesshëm kosovar e ka mohuar se mund të marr drejtimin e Gjilanit.

“Deri ne qershor nuk besoj qe do te aktivizohem askund si trajner”, ka thënë Toverlani në një prononcim për Indeksonline.

Afrim Toverlani në stinorin vjeshtor ishte trajner i Ferizajit derisa u largua gjatë janarit pasi klubi nuk kishte kryer detyrat financiare ndaj lojtarëve që ai drejtonte. /IndeksOnline/