10:20 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Ekskluzive: Aksion i madh i policisë në veri

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës së bashku me ato të Doganës janë duke e realizuar një aksion të gjerë në veri të Kosovës.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në veri dhe po përcjell nga afër aksionin i cili ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit.

Cak i këtij aksioni janë kontrabanduesit e mallrave ndërsa menjëherë sapo Policia ka zbarkuar nëpër lokacionet e caktuara ka rënë alarmi në veri.