Ekskluzive: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen rreth 10 persona në lagjen Emshir të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 10 persona në lagjen Emshir të Prishtinës.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe të atillë që janë në kërkim ndërkombëtar.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se ata u arrestuan nga njësi të specializuara të Policisë së Kosovës.
Poashtu policia ka sekuestruar edhe disa armë e drogë në këtë aksion.
Pas pak Indeksonline sjell detaje të reja nga ky operacion i Policisë së Kosovës.