75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / A. M.

Ekskluzive: Aksion kundër spiunazhit tek Dheu i Bardhë

Një operacion i ndjeshëm është duke u zhvilluar në Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit. Sipas burimeve të Indeksonline, aksioni po realizohet në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Operacioni po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Zyrtarisht, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me të dyshuarit apo lokacionet tjera, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve.

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.