75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Ekskluzive: Alarmi për bombë te Rektorati del të jetë i rremë

Njësia për identifikimin dhe çmontim e mjeteve shpërthyese sapo është larguar nga objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se alarmi për bombë në Rektorat është i rremë, pasi pjesëtarët e PK-së nuk gjetën asgjë.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot është alarmuar nga një email me kërcënim për bombë, shkruan IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar edhe email-in që është dërguar në adresë të Rektoratit.

policia rektorat njesia me qen