14:24 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Albin Kurti pritet t’i rishikojë të gjitha emërimet e Qeverisë në largim

Qeveria e Albin Kurtit pritet të veprojë ndaj emërimeve të Ramush Haradinajt, sa ishte në postin e kryeministrit në largim.

Indeksonline mëson se shefi i ri i Ekzekutivit do të marrë masa ndëshkuese ndaj vendimit të ish-kryeministrit, i cili për gjashtë muaj e gjysmë mbajti shtatë mbledhje dhe mori një sërë vendimesh dhe emërimesh.

Dosje të shumta që do të futen “nën llupën” e Kurtit janë në institucione qeveritare dhe pozicione diplomatike.

Image result for qeveria haradinaj"

Kurti pritet t’i rishikojë edhe disa emërime të ambasadorëve dhe shkarkimin e disa të tjerëve.

Vlen të theksohet se Haradinaj dorëheqjen nga posti i kryeministrit e kishte bërë më 19 korrik të 2019-s.

Në një konferencë shtypi, pas një mbledhjeje të Qeverisë, ai kishte deklaruar se arsyeja e dorëheqjes ishte ftesa nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Image result for qeveria haradinaj"

Mirëpo, ndonëse dha dorëheqjen, ai vazhdoi punën në Ekzekutiv edhe për fiks 200 ditë, pasi Albin Kurti (3 shkurt) edhe “de jure” mori postin e kryeministrit. /Indeksonline/