Ekskluzive: Ambasadorja amerikane zbarkon përsëri në zyren e Osmanit
E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati të enjtën ka shkuar në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani.
Takimi i Pratipatit lidhet me zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi nuk mori përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandatë të dytë dhe pasi iu bë ftesë të matet me Glauk Konjufcën, ka proceduar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që presidenti të zgjidhet direkt nga vota e popullit.

