75 Mall Live Search
17:57 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Anglia bllokon hotelin me 72 dhoma për ndeshjen me Kosovën në nëntor

Kosova do të ballafaqohet në nëntor me Anglinë në ndeshjen e fundit për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 2020.

Edhe pse kanë mbetur më shumë se 7 muaj deri te ndeshja, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Anglisë janë duke kryer detyrat e tyre që tani.

“Tre luanët” kanë bllokuar hotelin “Emerald” që posedon 72 dhoma dhe gjatë 2 ditëve sa do të qëndrojnë në Prishtinë, nuk duan që asnjë mysafirë të fle në këtë hotel.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Indeksonline, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. /Indeksonline/