75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Ekskluzive: Arb Manaj ndryshon ekip në momentet e fundit të merkatos

Minutat e fundit të merkatos po dalin të jenë shumë interesante.

Futbollisti kosovar, Arb Manaj do të ndryshoj ekip në minutat e fundit të merkatos.

Indeksonline mëson që Manaj do të huazohet tek skuadra Balikesirspor deri në fund të sezonit.

Marrëdhëniet e mira mes skuadrës së Keciorengucu dhe Balikesirspor kanë bërë që të ndodhë ky huazim.

Skuadra e Balikesirspor është duke luftuar për mbijetesë në Ligën e Parë të Turqisë dhe kanë dëshiruar medoemos transferimin e Manajt.

Fillimi i këtij sezonit ishte i mirë për Manajn. Ai arriti të shënoj 4 gola dhe 2 asistime në Ligën e Parë për skuadrën e Keciorengucus./Indeksonline/