75 Mall Live Search
23:33 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / kutia

Ekskluzive, Ardian Ismajli flet pasi mposhti Milanin e Ibrahimoviçin

Skuadra e Spezias befasoi sonte liderin e Serie A-së, AC Milan duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli. Për IndeksOnline, Ismajli tha se ndihet tejet i lumtur që skuadra e tij mposhti Milanin, një ekip me histori.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse aftësitë e Milanit dihen. Dihet se çfarë lojtarë kanë ata. Që nga fillimi jemi futur me përkushtim maksimal sepse e kemi ditur se më kë kemi të bëjmë. Me ndihmën e Zotit dhe të lojtarëve kemi bërë një paraqitje të fortë. Është vështirë për ta mposhtur një ekip me histori, siç është Milani. Në fund morëm atë që dashtëm. Kjo u pa në fushë. Ne patëm më shumë raste se ata”, ka thënë pas ndeshjes Ismajli për IndeksOnline.

Spezia me këtë fitore ngritët në pozitën e 14-të me 24 pikë. Mbrojtësi shqiptar beson se ekipi i tij me këtë formë do ta sigurojë mbijetesën.

“Kjo ndeshje duhet me u harrua dhe ne vazhdojmë me ndeshjet e ardhshme. Me këtë ritëm të lojërave ne besojmë se do ta sigurojmë mbijetesën”, u shpreh në fund 24 vjeçari./IndeksOnline./