Ekskluzive: Ardit Tahiri përfundon aventurën në Finlandë, rikthehet te Llapi
Futbollisti, Ardit Tahiri e ka përfunduar aventurën në Finland, pasi gjatë verës u bashkua me skuadrën e njohur, HJK Helsinki.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se pas përfundimit të sezonit në kampionatin finlandez, Tahiri është rikthyer te skuadra e Llapit,
IndeksOnline ka kontaktuar edhe me trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, i cili e ka konfirmuar rikthimin e 23-vjeçarit.
‘’Po është rikthyer se ka qenë huazim dhe nuk kemi arrit marrëveshje mes dy klubeve për shitjen e lojtarit dhe ai është rikthyer te Llapi ku ka kontratë edhe për dy vite.’’, ka thënë shkurtimisht Batatina.
Sa ishte pjesë e HJK Helsinkit, Ardit Tahiri arriti ta fitoj Kupën e Finlandës./IndeksOnline/

