Ekskluzive: Arrestimi i pesë personave për drogë, njëri nga ta është punonjës në komunën e Podujevës

Pas një hetimi disa mujorë, Policia e Kosovës ka finalizuar me sukses rastin e koduar “Driver”. Pesë persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar edhe substanca narkotike dhe mjete për shitblerjen e substancave.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se njëri nga të arrestuarit është punonjësi në komunën e Podujevës, Skënder Rudari.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
- 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë,
- 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë,
- 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë,
- një peshore,
- dy vetura,
- dy telefona mobil,